Botë

Vuhani doli nga izolimi, në ShBA nga Covid-19 vdesin mbi 2000 njerëz

08.04.2020 17:44

Provinca Vuhan në Kinë, ku shpërtheu virusi Korona, ka filluar t’i kthehet jetës normale...

Provinca Vuhan në Kinë, ku shpërtheu virusi Korona, ka filluar t’i kthehet jetës normale, pas 72 ditësh, përkatësisht pas 23 janarit.

Prej orës 18:00 të ditës së martë është hequr ndalimi, pasi numri i të infektuar thuajse ka shkruar në zero dhe tashmë të gjithë mund të lëvizin lirshëm.

Por, Kina nga frikë të një vale të dytë nga Covid-19 dhe po përqendrohet aktualisht në provincën veriore të Heilongjiangut, pas 25 rasteve të importuara me ardhjen e pasagjerëve nga Rusia.

Por, nga SHBA vijnë lajme jo të mira. Gjatë 24 orëve të kaluara kanë humbur jetën rreth 2000 njerëz. Autoritetet amerikane kanë frikë se numri i të vdekurve nga ky virus mund të arrijë deri në 240 mijë njerëz.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mospranimin e mbylljes së kufijve pas përhapjes së virusit në Kinë.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë shumë para nga ShBA-të, ne e paguajmë pjesën më të madhe. Ata e kritikuan dhe nuk u pajtuan me ndalesën time për udhëtim kur e aplikova dhe gabuan. Gabuan edhe për shumë punë tjera.”,- tha presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.

Sa i përket Evropës, Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet me numër më të madh të vdekjeve nga virusi Korona. Ndërsa në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan për mbi 4000 të infektuar të rinj.

Në Zvicër kanë rezultuar pozitiv 547 persona të tjerë, duke arritur në total në 22.789, ndërsa numri i të vdekurve në 705. Franca publikoi një bilanc tragjik, prej 1417 persona që humbën jetën brenda në një dite.

Vazhdon rritja e numrit të personave të prekur edhe në Britani. Derisa kryeministri i këtij vendi, Boris Johnson, kaloi natën e tretë në spital.

Ai ndodhet ende në terapi intensive, por sipas autoriteteve shëndetësore ka reaguar mirë ndaj medikamenteve që i janë dhënë.

BESIM ABDULLAI