Kerry i tha Irakut: Luftoni që të riktheni shtetin tuaj

13.10.2014 13:40

Sekretari amerikan, John Kerry, ka kërkuar nga Iraku që t’i luftojë militantët e Shtetit Islamik, të cilët po përparojnë me sulmet e tyre në këtë vend......

Kerry, u ka thënë gazetarëve në Kajro se SHBA beson se me kohë strategjia do të fitojë dhe do të ndërtohen kapacitetet, kurse “Daesh do të bëhet më e izoluar”, duke iu referuar xhihadistëve të IS-it, me akronimin e saj në gjuhën arabe.

“Por, definivisht është në dorë të Irakut që të rimarrë vendin e tij. Janë irakianët në Anbar që duhet të luftojnë për Anbar”- ka shtuar Kerry.

Ai ka folur po ashtu për situatën në Kobani, për çka ka thënë se Uashingtoni është shumë i shqetësuar për “tragjedinë” në këtë vend të Sirisë. Kerry, ka shtuar se fokusi i parë duhet të jetë që të luftohet IS-i në Irak, që në të njëjtën kohë të degradohen në Siri.

Në Uashington, këshilltarja për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Susan Rice, ka thënë për një intervistë më 12 tetor se Turqia është pajtuar që koalicioni ndërkombëtar të përdor bazat turke për aktivitetet e tyre në Irak dhe Siri, si dhe për t’i trajnuar rebelët sirian të moderuar, që të luftojnë kundër IS-it.

Ndryshe, më 12 tetor, në veri të Ramadanit, në provincën Anbar, zyrtarët thonë se një shpërthim bombe ka vrarë shefin e policisë, gjeneral Ahmed el-Dulaimi.

Këshilli i provincës, Anbar, ka kërkuar nga qeveria irakiane që t’i kërkojë SHBA-së të dërgojë forca këmbësore për të luftuar IS-in. Por, koalicioni kombëtar i udhëhequr nga SHBA-të, ka miratuar ndihmën për të luftuar IS-in vetëm përmes sulmeve ajrore.