Botë

Varhelyi: BE mbi 700 milionë euro për Ballkanin perëndimor

08.04.2020 18:25

Bashkimi Europian ka paraparë mbi 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19...

Bashkimi Europian ka paraparë mbi 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 bën të ditur komisionarit për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një postim në Twitter ai shkruan se 38 milionë euro kanë shkuar për nevoja të menjëhershme, 374 milionë në ndihma bilaterale të rialokuara dhe 290 milionë euro shtesë do të akordohen për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit.

Vendi që ka përfituar më shumë ndihma sipas raportit të BE është Serbia me rreth 94 milionë euro në total.

Më pas Bosnja 80.5, Kosova 68, Maqedonia e Veriut 66 milion euro, Mali i Zi 53 dhe Shqipëria e cila ka përfituar rreth 51 milionë euro.