Botë

Italia i mbylli portet për emigrantët për shkak të koronavirusit

08.04.2020 20:19

Portet italiane nuk mund të llogariten si të sigurta për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe nuk do të lejojnë...

Portet italiane nuk mund të llogariten si të sigurta për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe nuk do të lejojnë  lundrim të anijeve humanitare me emigrantë, vendosi Qeveria në Romë.

Vendimi është sjellur mbrëmë prejse  një anije nën flamurin e grupit joqeveritar gjerman Syri i detit shpëtoi rreth 150 njerëz në afërsi të Libisë dhe  lundron drejt Italisë.

“Gjatë tërë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit, portet italiane  nuk mund t’i garantojnë  kushtet e nevojshme  dhe të definohen si vende të sigurta”, thuhet në rregulloren.

Vendimin e nënshkruajtën ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Transportit, si dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili vjen  nga partia majtiste, e cila gjithmonë mbështet  fushata për mbrojtje të emigrantëve dhe operacioneve humanitare.

Nga virusi në Itali deri tani vdiqën  më shumë se 17 mijë persona që është numri më i madh i viktimave në botë./mia