Një grup i maskuar, përleshet me protestuesit në Hong Kong
Një grup personash të maskuar, kanë shkatërruar disa barrikada të ngritura nga demonstruesit pro-demokracisë në Hong Kong, duke shkaktuar përleshje......
Disa qindra njerëz, sot janë mbledhur para demonstruesve që po qëndrojnë në rrethin kryesor të bizneseve në Hong Kong tash sa javë.
Nga grupi sulmues, shumica kanë mbajtur maska që përdoren gjatë operacioneve, ndërsa kanë hyrë dhe shkatërruar barrikada, duke u përleshur me protestuesit. Policia ka arritur që të ndalojë përplasjet para se situata të dalë jashtë kontrollit, por para se të ndërhyjë policia, grupi ka arritur që të heq disa barrikada.
Protestuesit, shumica studentë, kanë filluar demonstratat. Protestat kanë filluar muajin e kaluar (në shtator), pasi që Beijing ka lejuar zgjedhje direkte në Hong Kong më 2017, por tani ajo do të krijojë listën e kandidatëve që do të marrin pjesë, çka ka zgjuar reagimin e qytetarëve në kërkim të demokracisë së plotë.
