Botë

Udhëtarët nga një anije indoneziane janë gjuajtur në det derisa është pritur leja për ankorim

08.04.2020 21:11

Disa udhëtarë nga anija indoneziane “Lambel” janë gjuajtur në det dhe kanë notuar drejt bregut...

Disa udhëtarë nga anija indoneziane “Lambel” janë gjuajtur në det dhe kanë notuar drejt bregut, pasi që autoritetet kanë tentuar ta bllokojnë ankorimin e saj nga frika për raste të dyshimta nga koronavirusi.

Anija që ka udhëtuar përmes ishullit indonezian Borneo dhe ishullit Sulavezi ishte bllokuar gjatë tentimit për t’u ankoruar në portin Muamere në ishullin Flores, për shkak të frikës se tre anëtarë të ekuipazhit janë të infektuar me koronavirus. Udhëtarët me breza shpëtimi notuan deri në breg, derisa autoritetet diskutonin nëse do ta lejojnë anijen të ankorohet.

Një përfaqësues i Ministrisë së Transportit i bëri thirrje udhëtarëve të sillen në pajtim me protokollin shëndetësor dhe të përmbahen nga cili do aktivitet që mund të jetë i dëmshëm.

Në anije ndodhen 255 udhëtarë, kryesisht punëtorë të cilët kthehen në shtëpi nga Malajzia. Në Indonezi janë konfirmuar 2.956 raste të personave të infektuar me koronavirus dhe 240 raste të vdekjes./mia