Botë

Xi Jinping paralajmëron për “vështirësi dhe sfida të reja” mes rrezikut në rritje të një valë të dytë infektimi

09.04.2020 11:00

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar rrezikun e një valë të dytë të infeksioneve në vend...

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar rrezikun e një valë të dytë të infeksioneve në vend pasi pandemia globale vazhdon të përhapet, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.
 
Në një takim të Partisë Komuniste Kineze të Mërkurën, Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike, Xi tha se mes presioneve në rritje në ekonominë globale, “faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt” po rriteshin.
 
Përhapja e koronavirusit nga Kina duket se është nën kontroll, me disa infeksione të reja të transmetuara në vend ose vdekje të njoftuara javët e fundit.
 
Të Mërkurën, epiqendra e shpërthimit origjinal, Wuhan, përfundoi zyrtarisht bllokimin e saj./Top Channel