Talebanët sulmojnë një konvoj ndërkombëtar në Afganistan

13.10.2014 12:46

Autoritetet afgane, kanë bërë të ditur se sot një sulm vetëvrasës me makinë me bombë ka goditur një konvoj të Forcave Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë të udhëhequr nga NATO, në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.....

Por, zëdhënësi i këtyre forcave ka njoftuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima të stafit të kësaj force.

Por, sipas zëvendësministrit të Brendshëm, nga ky sulm ka vdekur një civil dhe janë lënduar tre të tjerë. Sulmi ka ndodhur në rrugën Jalalabad, ku është e vendosur një bazë ushtarake amerikane dhe një kompleks i strehimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Muxhahid, ka marrë përgjegjësinë e sulmit dhe me një postim të tij në “Twitter”, ai ka thënë se objektivi ishte një konvoj i huaj ushtarak.