Maqedoni
Ora policore, MPB: 97 persona shkelën masat, pasojnë gjoba
09.04.2020 11:46
Në ditën e parë të orës së re policore, ka vazhduar lëvizja e qytetarëve...

Në ditën e parë të orës së re policore, ka vazhduar lëvizja e qytetarëve të pandërgjegjshëm që kishin vendosur të shëtisin pa asnjë arsye pas orës 16:00 të së mërkurës deri në orën 05: të mëngjesit të së enjtes. Në 24 orët e fundit numri I të padëgjueshmëve është 97. MPB vazhdon me gjobitjen e atyre që shkelin masat qeveritare e që rrezikojnë kështu jetën e të gjithë të tjerëve që rrinë në shtëpi.
“Gjatë 24 orëve të fundit në nivel të të gjithë shtetit është evidentuar se 97 persona kanë shkelur orën policore, me ç’rast 62 persona janë ndaluar, janë paralajmëruar 10, derisa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të vazhdoj procedura përkatëse”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
MPB gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 65 vendime të qytetarëve për izolim, 82 të tjerë nënshkruan deklaratën për vetë-izolim.
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka kryer gjithsej 2034 kontrolle tek personat që ndodhen në izolim ose vetë-izolim, ku është evidentuar vetëm 2 persona që nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetë-izolim, përkatësisht nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre. MPB gjatë natës së merkur dhe mëngjesin e së enjtës shoqeroi edhe 38 persona të ri në karantinë shtetërore, ndërsa brenda këtyre orëve të fundit njëkohësisht lëshoi edhe 198 të tjerë nga karantina.
REXHEP QAMILI
