Botë

Wuhani del nga izolimi, në SHBA nga Covid 19 vdesin mbi 2000 njerëz

09.04.2020 12:17

Sipas të dhënave më të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 1 milion e 521 mijë e 30 persona

Sipas të dhënave më të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 1 milion e 521 mijë e 30 persona të infektuar me virusin e ri Covid 19. Nga ky numër, gjithsej të  shëruar janë regjistruar 331 mijë e 132 persona, kurse betejen e kanë humbur 88 mijë e 563 persona. 
 
Vendi i origjinës së korona virusit  Provinca Wuhan e Kinës ka hequr ndalim qarkullimin, pasi numri i të infektuarve  thuajse ka shkruar në zero, por vala e të infektuarev tani I ka kapluar SHBA-të dhe vendet evropjane. Në SHBA gjatë 24 orëve të kaluara kanë humbur jetën rreth 2000 njerëz. Autoritetet amerikane kanë frikë se numri I të vdekurve nga ky virus mund të arrijë deri në 240 mijë njerëz. Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Organizatën botërore të shëdnetësisë për mosaprovimin e mbylljes së kufijve menjëherë pas përhapjes së virusit në Kinë.
 
Në Gjermani, në 24 orët e kaluara numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur për 4,974.Instituti për Sëmundjet Infektive tha se numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 108.202. Në Gjermani, për të tretën ditë radhazi, numri i të infektuarve është rritur pas një rënie prej katër ditësh me radhë në periudhën e mëparshme. Gjatë 24 orëve u shënuan 246 vdekje të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,107. Masat e urgjencës do të zgjaten për herë të dytë në Francë, këtë herë deri më 15 prill. Sipas të dhënave më të fundit, Franca është vendi i katërt në numrin e vdekjeve nga koronavirusi me gjithsej 10.869.