Maqedoni
PDSH: Të anulohet matura shtetërore për këtë vit
09.04.2020 12:46
PDSH-së ripërsërit kërkesën që provimet e Maturës Shtetërore të anulohen...
PDSH-së ripërsërit kërkesën që provimet e Maturës Shtetërore të anulohen, por maturantët gjithsesi të pajisen me dokumentin për të cilin Ministria e Arsimit të formojë një ekspertësh e në konsultim me përfaqësues të të gjitha unioneve të nxënësve të shkollave të mesme, të vendosë për kriteret e dhënies së Diplomës së Maturës.
Nga PDSH thonë se të gjitha rrethanat që ndikojnë në procesin e realizimit të provimeve të Maturës Shtetërore, janë në disfavor të maturantëve që nuk nuk ndjekin mësim të rregullt dhe janë në ankth për epilogun e provimeve të Maturës të cilës duhet ti nënshtrohen 15 000 nxënës.
"Ne, propozojmë që me Diplomën e Maturës për vitin shkollor 2019/2020 të pajisen të gjithë maturantët, pa përjashtim. Gjithashtu propozojmë që Ministria e Arsimit të formojë një ekip/trup ekspertësh, i cili, në konsultim me përfaqësues të të gjitha unioneve të nxënësve të shkollave të mesme, do të vendosë për kriteret e dhënies së Diplomës së Maturës (kritere për notat). Rrethanat do të ndryshojnë, kurse mungesa eventuale e Diplomës së Maturës maturantët e kësaj gjenerate do t’i ndjekë përjetësisht. Kjo nuk guxon të ndodhë dhe prandaj, edhe një herë e ftojmë Ministrinë e Arsimit që të veprojë me kohë dhe të marrë vendim që nuk do t’i dëmtojë interesat arsimore të kësaj gjenerate.”- tha Valbona Toska, nga komisioni për arsim, kulturë, rini dhe sport - PDSH.
