Maqedoni
Covid 19, donacion për RTVM-në nga ambasada Kineze
09.04.2020 13:15
Servisi Public ka pranuar një donacion nga ambasada Kineze në Shkup...

Servisi Public ka pranuar një donacion nga ambasada Kineze në Shkup, si ndihmë në parandalimin e përhapjes së virusit Corona. Donacioni në maska dhe material dezinfektues është vetëm një ndihmesë e vogël me qëllim të solidarizimit me ndihmat e shumta që po vijnë në vend, në përballje me pandeminë covid 19, deklaroi ambasadori kinez, i cili shton se ky gjest simbolik ndaj Servisit Publik, u dedikohet të gjithë të punësuarve për punën që po bëjnë në drejtim të informimit të qytetarëve për situatën e krijuar me virusin korona.
“Shteti Kinez është i brengosur për përhapjen e kësaj pandemie, prandaj edhe këtu në Shkup jemi informuar nga se së shpejti po përgatitet një ndihmë e madhe për Maqedoninë, por duhet të kuptojmë se transporti është vështirësuar. Qyteti Nanqao ka përgatitur një ndihmë prej 50 mijë maskash mbrojtëse për RMV-në, poashtu edhe Qyteti T’jang, ka dhuruar ndihma. Jemi të gatëshëm që si ambasadë, të ndërmjetësojmë në politikat humane që shteti kinez dëshiron të shprehë ndaj RMV-së,”- tha Zhang Zhuo, ambasador i Kinës në Shkup
Ambasadori kinez tha gjithashtu se “Lufta” me covid-19 nuk fitohet vetëm. Deri në fund të muajit Shteti kinez planifikon edhe një donacion të rradhës për institucionet e shëndetësisë ne vend.
FITIM KRYEZIU
