Maqedoni
Dibër, masat e ndalesës japin rezultat, asnjë rast i ri
09.04.2020 13:46
Situata me virusin korona në qytetin e Dibrës vazhdon të jetë e njejtë si në ditët e kaluara.....

Situata me virusin korona në qytetin e Dibrës vazhdon të jetë e njejtë si në ditët e kaluara. Nuk ka të prekur të ri me virusin Korona . Pasi masat urgjente të marra nga qeveria e cila shpalli më 13 mars gjendjen e jashtëzakonshme 30 ditore për Dibrën dhe Qendër Zhupën, shtabi operativ ka kërkuar shqyrtimin e kësaj mase.
"Ne sot dërguam një kërkesë që të njoftohemi nga qeveria e Republikes së Maqedonisë së Veriut se si do të jetë trajtimi edhe statusi i Komunës së Dibrës dhe Zhupës më tutje, mbasi të kalojë afati i shpalljes së Dibrës dhe Zhupës si rajon i krizës. Gjithashtu në njoftoj se në këtë situatë krize dhe epidemie do të vendosin organet kompetente dhe ekspertët e fushës në qeverinë e RMV-së dhe kjo problematikë do të shqyrtohet nga profesionistë të fushës për këtë nuk vendos as kryetari as shtabi i krizës."- tha Hekuran Duka, kryetar i komunës së Dibrës.
Në mënyrë që qytetarët të mud të marroin shërbimet e nevojshme gjatë fundjavës ku ndalohet lëvizja e tërësishme e tyre, Shtabi Operativ ka marrë vendim që qytetarët të mund të porosisin ushqime dhe barëra online dhe të njejtat t’u dërgohen deri në shtëpi. Këtë aktivitet do ta bëjë Kryqi i Kuq i Dibrës.
ATLI DEMA
