Botë

Kolumbi, policët mbajnë leksione zumba për të izoluarit

09.04.2020 14:16

Pandemia e shkaktuar nga virusi Korona, orët e zgjatura policore dhe izolimi brëna shtëpive...

Pandemia e shkaktuar nga virusi Korona, orët e zgjatura policore dhe izolimi brëna shtëpive, ka bërë që shumë njerëz të kenë frikë për të ardhmen e tyre.  Por në Kolumbi policia nuk ndjek vetëm ata që nuk repsektojnë masat.  Policët kolumbianë në lagjet e Bogotas,  japin leksione zumba  3 herë në ditë, për të inkurajuar dhe argëtuar banorët e izoluar deri më 27 prill sipas urdhërit të qeverisë.
 
Mësimet e zumbas, janë pjesë e fushatës Jemi një, jemi bashkë, që synon të sjellë momente gëzimi për banorët në lagjet e ndryshme të kryeqytetit gjatë karantinës. Policët, stimulojnë shëndetin mendor e atë fizik, tolerancën brenda shtëpive dhe mbi të gjitha, rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e qëndrimit në shtëpi, për të penguar përhapjen e virusit. Qytetarët ndërveprojnë me instruktorët e policisë, bëjnë aktivitete për të forcuar dashurinë për vendin, njerëzit vendosin flamujt kombëtarë në ballkone, vizatojnë pankarta në të cilat kërkohet qëndrimi në shtëpi. Kjo nismë synon të hapë një mesazh shprese dhe uniteti në këtë periudhë të vështirë. Virusi Korona ka shkaktuar në Kolumbi 55 viktima dhe 2054 janë infektuar.