Shkupi optimist para ndeshjes me Teteksin

13.10.2014 13:52

Nga shtatë sfidat kthyese të 1/8 së finales aq sa janë në program nesër, më interesantja pritet të jetë ajo që do të luhet në Tetovë, mes Teteksit dhe Shkupit.....

Të dyja ekipet, në takimin e parë të para një muaji, në Çair, kishin remizuar 1-1, ndërsa nga dueli i nesërm, shkupjanët janë optimist se mund të kthehen me plasman në raundin e ardhshëm. Jemi të përgatitur dhe me ndihmën e tifozëve, mund ti`a dalim, është shprehur në stërvitjen e fundit të ekipit, trajneri Zekirija Ramadani.

“Pres angazhim maksimal, disiplinë dhe normal që në fund pres edhe fitore ndaj Teteksit. Kishim kohë të mjaftueshme për tu përgatitur për këtë ndeshje. Mendoj se jemi përgatitur taktikisht, fizikisht, por edhe psiqikisht. Ne duhet të ja bëjmë hizmetin punës, të dalim në fushë me seriozitet. Mendoj që përkhraja e tifozëve do të jetë në numër sa më të madh dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit, shpresojmë ta eliminojmë Teteksin”, deklaroi Ramadani.

Nga ana tjetër, kapiteni i ekipit, Suat Zendeli, u shpreh që rezultati nga sfida e parë nuk është në favorin e tyre, por edhe se shpresojnë në paraqitje të mirë nesër në Tetovë.

“Ne si zakonisht që përgatitemi për ndeshjet tjera, jemi përgatit edhe për këtë. Nuk I kemi kushtu rëndësi të veqantë kësaj sfide. Kemi rezultat jo edhe aq në favorin tonë, por gjithsesi ka edhe një ndeshje. Jemi të përgatitur maksimalisht që ta kthejmë në favorin tonë. Mbeten edhe 90 minuta dhe shpresojmë që do të dalim me rezultat pozitiv”, deklaroi kapiteni Zendeli.

Sfida mes Teteksit dhe Shkupit, me fillim në orën 15.00, do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë. (Mustafa Ademi, TVM2)