Maqedoni

Mjetet mbrojtëse për policët, Sindikatat: Po anashkalohet policia e pyjeve

09.04.2020 15:13

Dy sindikatat e pavarura ajo e policisë dhe policisë së pyjeve ankohen se kanë nevojë për pajisje mbrotjëse siç janë maska....

Dy sindikatat e pavarura ajo e policisë dhe policisë së pyjeve ankohen se kanë nevojë për pajisje mbrotjëse siç janë maska, dorezat dhe dezinfektues. Ankohen se deri në këto momente policia e pyjeve ka qenë e anashkaluar nga gjitha ndihmat e donacioneve, andaj kërkojnë ndihmë nga Qeveria. Nga Sindikata e Pavarur e Policisë së Pyjeve theksojnë se gjatë kohës së pandemisë së shpallur punojnë me kapacitete të plota në terren duke respektuar edhe turnet e natës  dhe kontrollet e natës nëpër pyjet e vendit.
 
 “Pjesëtarët tanë të policisë së pyjeve që nga fillimi i Pandemisë janë duke u përballur me mungesën e theksuar të pajisjeve mbrojtëse, siç janë maskat, dorezat dhe  mjete tjera dezinfektuese. Ata vetë i blejnë këto gjëra. Mendoj se nuk është në rregull donacionet e ndryshme për MPB-n, të ndahen vetëm për ta dhe neve të na anashkalojnë.”- tha Robert Gestorovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë së Pyjeve.
 
“Gjithçka që flasim  dhe kërkojmë për momentin i kemi vënë në letër dhe të njëjtat  kërkesa i kemi dorëzuar deri tek kryeministri dhe ministri i bujqësisë dhe besoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët në periudhën e ardhshme për zgjidhjen e këtyre çështjeve.", tha Goce Delçev Todev nga Sindikata e Pavarur e Policisë.
 
REXHEP QAMILI