Maqedoni

Virusi Korona, presidenti Pendarovski vizitoi laboratorin e ISHP-së

09.04.2020 15:17

Gjatë vizitës së realizuar në laboratorin e Virusologjisë dhe Dijagnostikës Molekulare....

Gjatë vizitës së realizuar në laboratorin e Virusologjisë dhe Dijagnostikës Molekulare pranë Instittutit të Shëndetit Publik, presidenti i shtetit Stevo Pendarovskika shprehur mirënjohje për punën e palodhshme tëmjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, në detektimin dhe parandalimin e virusit Covid 19. 
 
Për shkak të rolit që ka në detektimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit pandemic, laboratorit, duhet ti mundësohen kushte për punë të pandërprerë, tha Pendarovski, andaj edhe një here u bëri  thirje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e institucioneve, për zvoglimin e pasojave nga përhapja e virusit Covid-19.
 
“Na inkurajon profesionalizmi ,përgjegjësia dhe përkushtimi juaj që po e bëni cdo ditë me qetësi gjatë kryerjessë obligimeve tuaja. Duhet të keni kujdes si individë, si ekip mjeksor por dhe si familje”, ka porositur Pendarovski stafin mjekësor.
 
Ekipet mjekësore në këtë laborator punojnë me një tempo të shtuar pavarësisht rrezikut të lartë për shëndetin e tyre.Të ndarë  me nga 3 grupe, mjekët, me rrotacion çdo tre orë përpunojnë nga 50 deri në 70 monstra.