Maqedoni

Gostivar, 150 testime, asnjë i infektuar nga Covid 19

09.04.2020 15:55

Nga 150 testimet që janë kryer deri më tani në Gostivar, tashmë një javë nuk ka raste të reja...

Nga 150 testimet që janë kryer deri më tani në Gostivar, tashmë një javë nuk ka raste të reja të të infektuarëve me virusin Covid-19. 4 rastet aktuale janë nga komuna e Vrapçishtit dhe e Mavrovë-Rostushës. Punonjësi i Qendrës për Shëndet Publik i cili rezulotoi Covid 19 pozitiv, në testimin e dytë ka dalë negativ, e po ashtu dhe gjithë punonjësit e tjerë nuk kanë qenë të infektuar. Qendra që ishte e mbyllur nga e premtja e kaluar ka filluar me punë.
 
Në Gostivar aktualisht testimet kryhen në ish repartin e hemodializës. Pritet të hapet edhe pika tjetër e cila do të funksionojë te ambulanta e punës. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se shumica e qytetarëve respektohet rekomandimet e qeverisë dhe institucionet përkatëse po e kryejnë punën në përpikmëri.
 
Të premten do të shpallet lista e barnatoreve dhe supermaketeve kujdestare gjatë orës policore dhe për nevojat e qytetarëve do të caktohen edhe shitoret  të cilat bëjnë dërgimin e ushqimit nëpër shtëpi. Të gjitha këto veprimtari shërbyese që dëshirojnë të punojnë gjatë orës policore, duhet të paraqiten në Qendrën informative të Komunës deri të premten në orën 12:00.
 
U mbajt edhe takimi i  dytë të Këshillit kordinues me afaristët e qytetit, për ndarjen e ndihmave doli në pah interesimi i biznismenëve për të donuar. Tashmë u tejkalua numri prej 300 pakove për ndihmë sociale dhe një shitore e mjeteve elektronike paralajmëroi donacion prej 55 kompjuterëve për nxënësit që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin on-line.
 
LULZIM KAMBERI