Strugë, dy raste të reja me të prekur nga “Covid 19”
Janë regjistruar edhe dy raste të reja me të prekur nga virusi "Covid 19" në Strugë....

Janë regjistruar edhe dy raste të reja me të prekur nga virusi "Covid 19" në Strugë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet dhe rrethinë është 30, përfshirë edhe 5 viktimat.
Nga komuna e Strugës janë marrë masa për parandalimin e rritjes së numrit të të infektuarve dhe situata është nën kontroll.
Vazhdon të bëhet larja dhe dezinfektimi, si nëpër qytet edhe ashtu edhe nëpër fshatra.
Shumica e qytetarëve respektojnë rregullat duke qëndruar në shtëpi, ndërsa dalin për nevojat primare.
Edhe ora policore respektohet. Nga autoritetet lokale bëjnë thirrje për të gjithë qytetarët që të mos e marrin situatën me panik, por të respektojnë rekomandimet e dhëna nga pushteti qëndror, që vlejnë për të gjithë vendin, kështu do të mund të kalojmë më shpejtë këtë pandemi.
