SHBA, kampione e botës në volejboll për femra
Reprezentacioni i SHBA-ve në volejboll është stolisur me titullin kampione e botës, pasiqë mbrëm në finalen e madhe arriti të mposhtë kombëtaren e Kinës me rezultat 3 me 1 në sete, 27-25,25-20,16-25 dhe 26-24.........

Kjo medalje e artë është e para në historikun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte shumë më e mirë se Kinezet të cilat në këtë finale fituan vetëm një set, të tretin.
Volejbollistet Aziatike në finale hynë si më të mira, mirëpo me kalimin e setit të parë kombëtarja e SHBA-ve arriti të kap ritmin dhe të ngadhnjejë në setin e parë me rezultat 27-25.
Volejbollistet Amerikane arritën të fitojnë edhe setin e dytë , edhepse Kina ngadhnjeu në setin e tretë kjo nuk u mjaftoi për ndonjë befasi më të madhe ngase Amerikanet dëshmuan cilësi dhe aftësi të lartë edhe në setin e katërt të cilin e regjistruan në favor të vetin me 26-24.
Në vendin e tretë u plasua kombëtarja e Brazilit të cilat në finalen e vogël mundën Italianet me rezultat 3 me 2 në sete. (Artan Ziberi,TVM2)