Programet e reja në TVM, Idrizi: Roli i servisit publik i pakrahasueshëm
Pandemia me virusin korona ka dëshmuar se sa i nevojshëm është roli i Servisit Publik në shoqëri....

Pandemia me virusin korona ka dëshmuar se sa i nevojshëm është roli i Servisit Publik në shoqëri, vlersojnë ekspertët e medias që përshëndesin edhe hapjen e kanaleve të reja në TVM.
Ligjeruesi në fushën e medias, Dashmir Idrizi, potencon rolin e pazëvëndësueshëm të servisit publik krahasuar me mediat komerciale.
Kjo sipas tij po vërehet edhe me emisionin TV klasa, që po luan një rol të jashtëzakoshmë për fëmijët në këtë kohë pandemie.
Idrizi përshëndet edhe zgjerimin e programit në gjuhën shqipe në 24 orë.
“Këtu është dallimi i Servisit Publik nga ai privat veçanërisht me hapin që u bë me mësimin që tentohet ta kompenzojë mësimin klasik të zhvilluar nëpër shkolla. Shpresoj se do t’i mbulojë mangësitë eventuale që egzitojnë te mediat për arsye se jemi mësuar gjithmonë te mediumet private të shohim programe të cilat finansohen nga x-institucione apo nga x-shkolla, ndërkaq Servisi Publik është ai që nuk bën dallim fare, përqëndrohet në të dhënat konkrete, përqëndrohet në arsimimin dhe edukimin e nxënësve, arsimimin dhe edukimin e të rinjëve dhe në këtë kohë kur qytetarët rrijnë në shtëpi pa marrë parasyshë moshën, nga mosha zero deri në 70/80 vite janë qytetarët që kanë më së tepër nevojë për mediumin dhe për programin” – tha eksperti i medias, Dashmir Idrizi.
Petkovska: TVM po përmbush rolin e tij dhe obligimin ligjor
Edhe Biljana Petkovka Nga Instituti për Media thotë se pikërisht në këtë kohë krize po del në pah vlera e Servisit publik. Sipas saj me rritjen e kapaciteteve TVM akoma më shumë do të jetë në gjendje të përmbushë misionin për të cilin ekziston dhe obligimin e tij ligjor.
“Bëhet fjalë për rritje të kapacitetit të servisit publik që akoma më shumë t’i mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve , të qytetarëve që u përkasin grupeve të ndryshme shoqërore, etnike, politike, ekonomike, kulturore, sportive, sociale e tjerë, dhe vërtetë Servisi Publik të shndërrohet në një medium i cili u përket vetëm qytetarëve dhe punon për qytetarët. Kuptohet se për funksionim afatgjatë dhe me sukses do të nevojiten më shumë mjete, financim afatgjatë dhe stabil si dhe rritje të kapaciteteve teknike dhe kadrovike” – u shpreh ekspertja e medias, Biljana Petkovska.
Nga dita e mërkurë ka filluar të transmetohet kanali për fëmijë, prej të premtes fillon kanali i ri sportiv, ndërkaq nga data 16 prill Servisi i dytë programor, do të startojë programin 24 orë në gjuhën shqipe. (Naim Ramadani, TVM2)
