Virusi Korona, 46 raste të reja, gjithsej 663 të infektuar
Nga 342 testimet e bëra në 24 orët e fundit....

Nga 342 testimet e bëra në 24 orët e fundit, 46 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Kështu numri i të prekurve ngjitet në 663.
Shkupi dhe Kumanova me 12 respektivisht 13 të prekur në 24 orët e fundit vazhdojnë të mbeten zonat më të prekura nga virusi.
Pesë pacientë kanë përfunduar në klinikën infektive, ku tanimë ka gjithsej 68 të hospitalizuar.
Këtu 20 pacientë janë në gjëndje të rënduar shëndetësore, ndërkaq 7 në gjendje kritike dhe mbahen në aparate të frymëmarjes.
Në klinikë janë pranuar edhe një foshnje katërmuajshe me nënën nga Koçani, gjendja e të cilave është stabile.
|
Në 24 orët e fundit 46 raste të reja |
|
Shkup 12 |
|
Kumanovë 13 |
|
Prilep 8 |
|
Tetovë 1 |
|
Strugë 2 |
|
Veles 8 |
|
Koçani 1 |
|
Probishtip 1 |
Filipçe: I burgosuri në Shutkë, pa simptoma
I burgosuri në burgun e Shutkës që dje ka ndërruar jetë, pas obduksionit ka rezultuar pozitiv nga virusi korona.
“I burgosuri në burgun e Shutkës, i cili dje ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër, nuk ka pasur kurfarë simptome, s’ka pasur temperaturë të lartë, por pas obduksionit me marrjen e mostrës është dëshmuar se ka qenë pozitiv me COVID – 19. Tani vijojnë anketat epidemiologjike me të gjithë personat me të cilët ka qenë në kontakt. Më pas do të vendoset se si do të veprohet me këtë institucion ndëshkues.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Nga klinika e sëmundjeve ngjitëse pritet të lëshohen edhe 4 pacientë nëse edhe testimet e dyta rezultojnë negative. Në spitalin 8 Shtatori janë hospitalizuar 25 pacientë, 5 prej tyre të vendosur në aparat të frymëmarjes. Ministri apeloi qytetarët të respektojnë kufizimet pasiqë numri i bartësve asimptomatik është në rritje.
Filipçe: Kthimi në normalitet, gradual
Ndërkohë komisioni i sëmundjeve ngjitëse është duke punuar në kthimin e jetës në normalitet pasi pandemia të arrijë kulmin.
“Gradualisht po përgatitemi edhe për periudhën e kthimit të jetës në normalitet pas arritjes së kulmit kah fundi i prillit. Dua të dërgoj një porosi të qartë se procesi i punës dhe mënyrës së jetesës s’do të kthehet në normalitet me intensitetin e njëjtë pasiqë gjithmonë ekziston rrezik edhe për një kulm të dytë të sëmundjes. Komisioni i sëmundjeve ngjitëse do të udhëzojë operatorët ekonomik, kapacitetet prodhuese dhe restorantet se si të organizojnë punën pas heqjes së masave restriktive.” – u shpreh Filipçe.
Masa e izolimit prej 14 ditëve nuk parashikohet të zgjatet, edhe pse në disa raste personat e dalë nga izolimi pas testimit të parë negativ, nga testimi i dytë kanë rezultuar pozitiv. Nuk parashikohen as testime masive edhe pse në vend janë kryer vetëm 6 mijë e 571 teste. (Meral Ismaili, TVM2)
