Maqedoni

Mot me diell me temperaturë deri 25 gradë

10.04.2020 09:00

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë....

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore e cila do të përforcohet në verilindje dhe në rrjedhën e poshtme të Vardarit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri 25 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore.
 
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri tre gradë, ndërsa temperatura e ditës deri 23 gradë.
 
Nga e shtuna vijon periudha me vranësira të kohëpaskohshme të shtuara.
 
Kushte për reshje të dobëta do të ketë të dielën, kryesisht në juglindje, ndërsa më pas edhe të martën kur do të jetë më freskët.