Maqedonia pëson nga Ukraina
Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 1-0, në ndeshjen e javës së tretë eliminatore të grupit “C” për Euro 2016, që është luajtur të dielën pasdite në stadiumin “Arena Lvov”, pra një atmosferë të zjarrtë që kishin krijuar tifozët vendës, e që ishin rreth 35 mijë veta......

Golin e fitores e ka shënuar Sydorchuk në minutën e 45-të të pjesës së parë. Vendasit nuk kanë realizuar një penallti në fillim të pjesës së dytë.
Të përzgjedhurit e selektorit Boshko Gjurovski janë mundur, në një ndeshje burrërore, ku kanë dhënë maksimumin për të nxjerrë rezultat pozitiv, por nuk ia kanë dal, ndonëse krijuan ca raste të mira, sidmos vlenë të përmendet mundësia që pati sulmueis Jahovic, kur doli vetëm me portierin, por nuk gjeti portën.
Më i rrezikshëm te reprezentacioni I Maqedonisë ishte futbollisti Besart Abdurahimi, i cili në disa moment provonte me gjuajtjet e tij nga distance, por pasukses.
Në përgjithësi maqedonia ka treguar një paraqitje shumë më të mirë sesa ajo kundër Luksemburgut dhe kjo është për të përshëndetur. Pas javës së tretë, maqedonia mbetet me tre pikë, ndërsa Ukraina tani ka 6 pikë. Më 15 nëntor, maqedonia në Shkup e prêt Sllovakinë.
