Maqedoni
Zaev dhe Mickovski në izolim shtëpiak, u intervistuan nga një gazetar pozitiv ndaj Covid-19
10.04.2020 10:25
Mistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e jashtëzakonshme për opinionin në orën 10:00....

Mistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në paraqitjen e jashtëzakonshme për opinionin në orën 10:00, njoftoi se dy kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristjan Mickoski, ndodhen në izolim të detyruar shtëpiak.
“Pas informacioneve se një gazetar nga një media televizive ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Korona, i cili kishte intervistuar kryetarin e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, edhe Zaev dhe Mickoski janë testuar për praninë eventuale të Covid-19. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, ka rezultuar negativ, ndërsa rezultatet për liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin, pritet të dalin në orët në vijim. Me gjithë rezultatet, që të dy do të qëndrojnë në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak gjatë 14 ditëve. Gazetari është në gjendje stabile shëndetësore dhe ndodhet për shërim në spitalin “8 shtatori'”,- njoftoi ministri Filipçe.
