Maqedoni
Ora policore, MPB: Arrestohen 57 persona, dënime për 33 të tjerë
10.04.2020 11:32
MPB ka kumtuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit...

MPB ka kumtuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, 90 persona nuk e kanë respektuar orën policore.
“57 persona janë privuar nga liria, ndërsa për të tjerë janë ndërmarra masa tjera”,- shprehen nga MPB.
20 personave u është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 241 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nga MPB njoftojnë se janë kontrolluar edhe personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, dhe nuk janë evidentuar persona që nuk kanë respektuar masën.
