Botë
Kosovë, 7 të vdekur, 224 të infektuar dhe 25 të shëruar
10.04.2020 11:46
Në Klinikën Infektive të Kosovës janë të hospitalizuar 44 pacientë, prej të cilëve 40 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19....

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 4 raste. Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste, të cilat janë testuar dhe rezultuar negativ për COVID-19. Numri i të vdekurve nga virusi Korona dje në Kosovë u rrit në 7.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermieret e infektuara me COVID- 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 224 persona.
