Botë

Spanja shënon një rënie të lehtë, 605 viktima brenda 24 orëve nga Covid-19

10.04.2020 12:14

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetë nga koronavirusi 605 njerëz...

Një ditë më parë u raportuan 685 viktima në 24 orë, pra 83 vdekje më pak.
 
Tashmë numri total i viktimave në vend ka shkuar në 15,843.
 
Numri i të infektuarve ka arritur në 157,022 ndërsa 55,668 pacientë janë shëruar.
 
Ditën e djeshme parlamenti spanjoll votoi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill./Ora News