Botë

Koronavirusi në Iran: 4,232 viktima dhe 68 mijë të infektuar

10.04.2020 13:44

Në Iran janë shënuar edhe 122 të vdekur në 24 orët e fundit duke e çuar në 4.232 numrin total të viktimave nga koronavirusi....

Në deklaratën e tij të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 122 vdekje dhe 1,972 raste të reja.
 
Numri i viktimave ka arritur në 4.232, ndërsa numri i rasteve në 68.192, njoftoi Jahanpour i cili informoi se 3,969 prej atyre që po trajtohen nëpër spitale ndodhen në gjendje kritike./Ora News