Nesër takimi i “nxehtë” Sërbi-Shqipëri

13.10.2014 14:03

Trimat tanë, kombëtarja e Shqipërisë ka mberitur sot në Beograd, ku nesër më orën 20.45 minuta do të ndeshen me Serbinë, në stadiumin e Partizanit, në kuadër të xhiros së tretë të grupit I kualifikues për Euro 2016 në futboll........

Shqipëria është e mobilizuar për të dalë me rezultat pozitiv në këtë sfidë të nxehtë. Shqipëria ka “flirtuar” me fitoren në “Elbasan Arena”. Shiqpëria kishte raste të pastra, kur mund të kishte dyfishuar rezultatin dhe do ta bënin “gjumin të qetë” nëndeshjet tjera.

E megjithatë…., gjithcka është një histori e mbyllur, prej së cilës duhet të nxjerrin mësimet e duhura, duhet të ringrihen fizikisht dhe të shkojnë kryelartë në transfertën e Beogradit.

Na presin si “armiq”. Po, po. Si armiq, përderisa nuk lejojnë të kalojë kufirin serb qoftë edhe një tifoz i vetëm shqiptar, madje kërcënohen paraprakisht me burg nëse ndonjëri ia del kësaj bllokade dhe guxon të nxjerrë ndonjë symbol të Shqipërisë në stadium. 

Pa mëdyshje, takimi I nesërm Sërbi – Shqipëri në Beograd do të jetë më shumë se lojë, më shume se futboll dhe më shumë se një ndeshje sportive. Një konotacion të këtilllë takimit ën fjalë I ja jep situate momentale dhe raportet mes shqiptarëve dhe Sërbëve. Do të ishte në interes të futbollit dhe faktorëve tjerë që kjo ndeshje para, gjatë dhe pas takimit të mbetet ndeshje kualifikuese siç u ka hije dy kombetarve të mirfillta.