Maqedoni

Ora policore, prej sot në orën 16:00 deri të hënën në orën 5:00

10.04.2020 15:43

Në RMV ndalesa e lëvizjes së popullatës ka filluar prej orës 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00....

Në RMV ndalesa e lëvizjes së popullatës ka filluar prej orës 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00. Me këtë fillon karantina 61 orëshe për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin, por qytetarët e anketuar nga ekipi i TVM2 thonë se përgatitjet për izolim në ditën e fundit i kanë lënë për shkak të pagave që i kanë marrë tani.
 
“Po e shihni edhe vetë, prej 15 min. Deri në 30 min. presim. Pse e kemi lënë kaq vonë të blejmë, për ketë pyetini firmat që nuk i kanë lëshuar rrogat me kohë.”,- u shpreh një qytetar.
 
Ndërsa ka edhe të tjerë të cilët bëjnë pazar si ditëve tjera. 
 
“Pse të izolohem për manipulime që iu ka kujtuar dikujt që të bëjë diçka, kjo është manipulim botëror. Tash sa kam ardhur këtu, nuk e di sa do të zgjasë.”,- tha një qytetar.
 
“Normal po pres të blej 2 kg sheqer, kam mysafir, nuk ka nevojë, asgjë nuk ka.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Tash sa kemi ardhur ne, nuk di kur do të na lëshojnë të hyjmë në market.”,- u shpreh një qytetar.  
 
“Jam duke marrë ushqim vetëm për këto dy ditë, sa për të ngrënë, mos të bëjmë ushqim rezervë kot. Respektohet deri diku, jo aq sa duhet, kjo është për të mirën e popullatës.”,- theksoi një qytetar.  
 
Çdo komunë ka njoftuar se gjatë orës policore këtë fundjavë do të asistojnë në plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore. Nga komuna e Çairit njofojnë se bartja e barnave nga barnatoret do të jetë prej orës 10:00 deri në orën 20:00. Disa markete do të punojnë edhe online për qytetarët.  
 
REJHANE BUSHI METAJ