Maqedoni

Petrovska: Qeveria pranoi një kërkesë të tregtarëve të vegjël

10.04.2020 16:16

Qeveria ka pranuar një nga kërkesat e Grupacionit të Tregtarëve të Vegjël nga të gjitha qytetet në vend...

Qeveria ka pranuar një nga kërkesat e Grupacionit të Tregtarëve të Vegjël nga të gjitha qytetet në vend. Katerina Petrovska nga Grupacioni i Tregtarëve tha se me vendimin e qeverisë hiqet kushti që ishte parashikuar për themeluesit dhe menaxherët që të mos e përdorin masën, me qëllim mbrojtjen e bizneseve mikro dhe bizneseve të vogla.
 
“Në sektorin e tregtisë punojnë 114.249 persona, nga të cilët 19.550 nuk e plotësuan kërkesën për të qenë në gjendje të përdorin masa vetëm për shkak të këtij kufizimi dhe si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, ky kriter u hoq dje pasdite. Mesazhi ynë ishte i qartë se kriteret mund të rregulloheshin në mënyrë që më të prekurit të mund të aplikonin, modifikohen dhe përshtaten me lehtësi derisa të ishte vonë për të përdorur gjithçka që u duhej.”,- deklaroi nga Grupacioni i Tregtarëve, Katerina Petrovska.
 
Petrovka tha se qëllimi është që nga masat e qeverisë të përfitojnë  të gjithë ata që me të vërtetë kanë nevojë për mbështetje gjatë një krize ekonomike. Ata kërkojnë edhe shtyrjen e pagesës së kontributeve për të paktën tre muaj. 
 
SEDAT SELIMI