Qeveria rishpërndan 6.5 miliard denarë, Angellovska: Situata nën kontroll
Për shkak të krizës me pandeminë e virusit Korona....

Për shkak të krizës me pandeminë e virusit Korona, Qeveria përmes një dekreti vendosi të rishpërndajë 6,5 miliardë denarë, fonde këto të institucioneve shfrytëzues të buxhetit. Ministrja e financave, Nina Angellovska, theksoi se shkurtimet janë bërë në mallra dhe shërbime, investime kapitale që nuk do të mund të realizohen, të gjitha këto për t’u dedikuar në programe që do të ndihmojnë në përballje me krizën e shkaktuar nga virusi Korona.
“Pas tre ditësh diskutim, në Qeveri miratuam dekret për rishpërndarje të mjeteve buxhetore. Duhej patjetër të miratohej. Shkurtimet e përgjithshme janë 6.5 miliardë denarë dhe ato janë shkurtuar nga të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit. Ka shkurtime prej 1,5 miliardë denarë nga mallrat dhe shërbimet, nga investimet kapitale, nga ato që janë joproduktive dhe që nuk mund të realizohen në këtë periudhë. Ka shkurtime të ndryshme dhe këto mjete shpërndahen për programet e duhura, në fakt 6,9 miliardë denarë janë në program të posaçëm në Qeveri për masat për Kovid-19. Nëntëdhjetë e pesë milionë janë për fondin e posaçëm për sektorin e turizmit, për ato masa që u shpallën artistët e pavarur, gjashtë milionë, 30 milionë për sportistët.”,- deklaroi ministrja e shëndetësisë, Nina Angellovska.
Situata financiare tani për tani është nën kontroll, nga institucioni FMN priten 176 milionë euro, që është dy herë më shumë sesa kërkohej fillimisht, njoftoi Angellovska, ndërsa sqaroi se ka filluar edhe procesi i përgatitjes për lëshimin e euroobligacionit.
“Tregjet e kapitalit janë të ndjeshme në këtë periudhë, por stabilizimi pritet të fillojë së shpejti. Shumë vende të zhvilluara kanë lëshuar euroobligacion dhe tani pritet të stabilizojnë dhe hapin tregje për vendet në zhvillim. Ne kemi mundësinë që të ndjekim tregun dhe të vendosim se kur është koha më e mirë. Ne gjithashtu vlerësojmë nevojat emergjente, vlerësojmë rreziqet, kushtet, çfarë është situata në tregun e kapitalit, në mënyrë që të zgjedhim kohën më të mirë. Procesi i lëshimit të euroobligacionit zgjat 45 ditë deri në 60 ditë.”,- tha ministrja e shëndetësisë, Nina Angellovska.
Këto konstatime shefja e financave i bëri gjatë takimit me përfaqësuesit e Odës së Hotelierëve të cilët përshëndesin masat e qeverisë që për qëllim kanë mbështetjen e bizneseve më të prekura nga pandemia dhe ruajtjen e vendeve të punës. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
