Kosovë, 227 të infektuar dhe 7 të vdekur
10.04.2020 17:30
Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 227...

Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 227, derisa numri i të shëruarve në 38.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se dy pacientë të prekur me virusin Korona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dhe po trajtohen me ventilim mekanik.
Përveç tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë me oksigjeno-terapi.
Sipas të dhënave të fundit, nga 227 personat e infektuar, shtatë prej tyre kanë humbur jetën.
