Oda e Hotelierëve, e kënaqur me masat e Qeverisë për pagat
Oda e Hotelierëve shprehet e kënaqur me masat e fundit të Qeverisë...

Oda e Hotelierëve shprehet e kënaqur me masat e fundit të Qeverisë që të subvencionohen pagat e punëtorëve në muajt e krizës. Kjo u tha nga përfaqësuesit e kësaj ode gjatë takimit me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ministren e financave, Nina Angellovska.
“Sa i përket masave të reja të Qeverisë, treguan hap pozitiv për brengosjen që kemi pasur ne. Dhe është një fillim i mirë që të shpresojmë që kështu të vazhdojë edhe në vijim. Do të mundohemi që masat e dedikuara për ne t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe dua të theksoj se në të gjitha masat që edhe i diskutojmë me ekzekutivin, fokusi të vendoset te ruajtja e vendeve të punës.”,- deklaroi përfaqësuesi i Odës së Hotelierëve, Martin Angellovski.
“Ishte një takim konstruktiv ku në mënyrë detale i njoftuam sa i përket dekreteve me fuqi ligjore që ne si qeveri vetëm se i kemi miratuar rreth masave që janë në realizim e sipër, por njëkohësisht është ndarë buxheti me riprogramimin e fundit që gjatë seancës së djeshme e miratuam në Qeveri. Njëkohësisht biseduam edhe për hapat që do t’i ndërmarrim në kohën që vijon, marrë parasysh edhe fazën e rimëkëmbjes së ekonomisë.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
