Inspektorati Shëndetësor: Gazetari me Kovid-19 u infektua nga një i afërm
Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar njoftoi se gazetari i infektuar me Covid-19...

Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar njoftoi se gazetari i infektuar me Covid-19 ka pasur kontakt me një të afërm i cili ka qenë i infektuar me Covid-19.
“Në familjen e ngushtë të personit të përmendur është një anëtar që është pozitiv. Gazetari kishte kontakte me atë anëtar të familjes së tij, por për informacione të hollësishme kush, ku dhe kur do të vendoset në izolim të mundshëm, do të pasojnë pas analizave të kryera nga Qendra për Shëndet Publik.”,- tha Irina Sotirova nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.
Inspektorati i Tregut: Mbyllen 4 objekte hotelierike
Ndërkohë, Inspektorati i Tregut bën të ditur se ka mbyllur 4 objekte hotelierike në Manastir, Gostivar dhe Tetovë, dhe 40 aparate për kafe në Shkup, Ohër dhe Gostivar, shumica e të cilëve kanë qenë të vendosur nëpër pompa të benzinës.
“Disa nga pronarët e pajisjeve janë thirrur dhe është diskutuar që të mos bëjnë pajisje të ujit, kafesë nëpër aparate, që të mos vihet në përdorim gjatë kësaj periudhe. Aty ku inspektorët veprojnë, vendosin vulë zyrtare, vendosin në aparate dhe bëjnë shkëputjen nga furnizimi me energji elektrike.”,- u shpreh drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.
Nga 6 deri në 8 prill, në një periudhë treditore, janë kryer 1.346 inspektime. Inspektorati i Tregut për tre ditë ka kontrolluar 547 objekte. Gjithashtu Inspektorati ka konstatuar se disa tregtarë kanë rritur çmimet e disa prej produkteve për të cilat qeveria tashmë ka vendosur ndalesë për rritje të çmimit. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
