Shqipëri, në 24 orët e fundit 7 të infektuar

10.04.2020 19:50

Vijon të jetë e ulët kurba e të prekurve nga virusi Kovid-19 në Shqipëri....

Vijon të jetë e ulët kurba e të prekurve nga virusi Kovid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar vetëm 7 raste të reja të prekurish me Kovid-19 nga 162 persona të testuar, duke e çuar numrin total në 419.

Harta e të prekurve nga Kovid-19 është zgjeruar në Tiranë me 3 raste dhe në Shkodër 4 raste. Paralelisht me rastet e reja, është rritur edhe numri i pacientëve të shëruar, në 182.

Sipas mjekes, Marjeta Dervishi, ditët e fundit vërehet një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara. Aktualisht në dy spitalet e “Kovid” janë 56 pacientë të shtruar, 6 prej të cilëve në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Ndërkohë, prej të hënës pritet lehtësim i lëvizjes së qytetarëve dhe zgjatje e fashës së orareve për shërbimet e ndryshme deri në orën 17:30. (Luljeta Ndoka, TVM2)