Botë

Në SHBA më shumë se gjysmë milionë të infektuar nga virusi korona

11.04.2020 13:05

Numri i të infektuarve me virusin korona në SHBA tejkaloi gjysmë milioni, edhe pse ekzistojnë indikacione...

Numri i të infektuarve me virusin korona në SHBA tejkaloi gjysmë milioni, edhe pse ekzistojnë indikacione se ajo që amerikanët qëndrojnë në shtëpi ndihmon në luftën kundër infeksionit.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, numri i rasteve të konfirmuara me Kovid-19 në SHBA  rritet çdo ditë për 30.000 deri 35.000 pasi testimi u bë më i kapshëm.

Gjatë ditës së djeshme numri i të vdekurve tejkaloi 18.600. Ekspertët për sëmundje ngjitëse paralajmërojnë se është shumë herët të zbuten masat e vendosura për parandalimin e virusit korona.

Ekspertët ekonomikë, parashikojnë se në prill në SHBA pa punë do të mbesin më shumë se 20 milionë persona.

Ata shfaqin shpresë se ekonomia do të fillojë përsëri të funksionojë normal në maj./mia