Botë
Shqipëri: Rritet sërish numri i të prekurve me virusin Korona
11.04.2020 15:09
Në Shqipëri rritet sërish numri I të prekurve me virusin Korona...

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri sot njoftoi se në 24 orët e fundit prej 259 testimeve janë regjistruar 17 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 433 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirusin e ri.
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë janë rikuperuar plotësisht duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 197.
Shqipëria deri më tani shënon 23 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës informon se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar tre raste të reja, duke e çuar numrin e pacientëve në 227.
Në Kosovë deri më tani janë shëruar 38 persona dhe shtatë kanë vdekur.
