Botë

Bilanci global i pandemisë: Mbi 1.7 mln të sëmurë, prinë ShBA me mbi 500.000

11.04.2020 15:24

Pandemia COVID 19 po vazhdon të përhapet. Deri më tani raportohet për mbi1.7 milion raste në mbarë botën...

Në ShBA janë regjistruar mbi 30 mijë raste të reja, ku numri i të infektuarve është 502.876.  Përveç numrit të të infektuarve vazhdon të rritet edhe numri I vdekjeve.

Vetëm 24 orët e fundit, 2 mijë persona kanë ndërruar jetën si pasojë e virusit, duke e çuar numrin e vdekjeve në mbi 18 mijë.

Kjo është hera e parë nga fillimi I pandemisë që në një shtet ka mbi 2000 të vdekur për një ditë. Sipas ekspertëve, java që do të vijë pritet të sjellë një numër të lartë vdekjesh, duke e cilësuar si pikun e tyre.

Në Evropë edhe pse pandemia ende është e pranishme në masë të madhe duket se po jep sinjale zbutjeje.  Në Spanjë për të tretën ditë rradhazi vazhdon të bie numri i vdekjeve. Në 24 orët e fundit janë raportuar 510 viktima.

Gjithsej në shtetin spanjol kanë vdekur 16.353 persona, prej 161 mijë të infektuarve.  Italia vazhdon të jetë shteti me më shumë persona që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë.

Ndërkohë që kryeministri italian Giuseppe Conte ka shtyrë izolimin kombëtar deri më 3 maj. Sidoqoftë, një pjesë e vogël e bizneseve që kanë qënë të mbyllura që nga 12 marsi, do të mund të rihapen të martë.

Me mbi 7000 mijë të infektuar Franca mban vendin e parë në Evropë me shumë raste të reja në 24 orët e fundit. 987 raste kanë përfunduar me vdekje.

Në Britani Shoqata e Shëndetsisë ka alarmuar se jo të gjithë mjekët janë të pajisur me mjetet e nevojshme në luftën kundër COVID-19.

Në Britani janë regjistruar 908 vdekje të reja, që përbën një record ppër shtetin britanik. Turqia urdhëroi ndalesë për lëvizje për 48 orë në 31 qytete të mëdha, përfshi Stambollin dhe Ankaranë.

Në shtetin turk janë rreth 47 mijë të infektuar, kurse kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paraqitur në një konferencë për media ku ka thënë se shpreson se gjendja e jashtëzakonshme në Serbi do të përfundojë në fund të prillit.

Atje ka mbi 3 mijë të infektuar, 71 të vdekur.  Sipas të dhënave më të reja, deri tani në Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 882 raste të të infektuarve me koronavirus, në Kroaci mbi 1 mijë. 

Heqja e masave të izolimit për shkak të koronavirusit, më herët nga c’duhet, mund të sjellë një rikthim vdekjeprurës të infektimeve”, ka paralajmëruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se shtetet duhet të jenë të matur me zbutjen e kufizimeve edhe pse shumë prej tyre përballen me pasoja të rënda ekonomike.

ERSAN PAJAZITI