Kumanovë: 1 viktimë, 14 raste të reja, 6 personel mjeksor
Ka shkuar në 182 në total numri i të prekurve nga virusi Covid-19 në Kumanovë...

Ka shkuar në 182 në total numri i të prekurve nga virusi Covid-19 në Kumanovë, pasiqë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 14 raste të reja.
Në mesin e tyre 6 janë personel mjekësor, 1 mjek dhe 5 personel i mesëm shëndetësor. Gjithashtu ka ndërruar jetë edhe një kumanovar i moshës 76 vjeçare, i cili ka qenë i shtrirë në Klinikën e hematologjisë, por ka rezultuar pozitiv me COVID 19. Tani numri i viktimave në Kumanovë ka arritur në 10.
Drjetori i Qendrës për shëndet publik thotë se kjo qendër po bënë përpjekje maksimale që të përfshijë sa më shumë qytetarë në procesin e testimit me qëllim që të kemi pasqyrë të sigurt të të prekurve me këtë virus.
“Kemi 14 të infektuar me COVID-19, prej tyre janë 6 punëtorë shëndetsor, dhe 8 sipas kontakteve epidemiologjike, që don të thotë se kanë qenë në kontakt me ndjonjë të sëmurë nga Virusi Korona. Sot i kemi bërë 20 teste me “Termini Im”, dhe 20 teste me indikacione epidemiologjike nëpër shtëpi ku supozojmë se kan hasur në kontakt me të infektuar nga COVID-19”, tha për TVM2, Arif Latifi.
Arif Latifi, për TVM 2 tha se, ndonëse në Komunën e Likovës aktualisht ka një numër të vogël të të prekurve me COVID-19, megjithatë qytetarët e Likovës por edhe kompetentët duhet që sa më shumë të përfillin zbatimin e rekomandimeve dhe apelet e Ministrisë së Shëndetësisë për kujdes dhe respektim të masave.
“Deri tani gjendja është e qetë, mirëpo kjo qetësi është para stuhisë, ne i rekomanduam masa përkatëse dhe sigurisht nga dita e hënë do të shkoj ekipi ynë cdo ditë me qëllim të merren masa paraprake sepse kemi indikacione se numri i të prekurve nga COVID-19 do të rritet edhe më tepër se sa ata vet po supozojnë”, tha për TVM2, Arif Latifi.
Qytetarët e Kumanovës edhe 61 orëshin e ores policore po e respektojnë duke ndenjur në shtëpitë e tyre. Munden të lëvizin vetëm ata me leje speciale.
Sa i përket furnizimit me artikuj ushqimor shumica prej tyre këtë e kanë bërë gjatë ditëve tjera, mirëpo për ata që kanë nevojë për produkte ushqimore dhjetra Markete sin ë Kumanovë po ashtu edhe në Likovë kanë paralajmëruar punën online, respektivisht porosinë me telefon , kurse porosit u dërgohen në shtëpi.
FATLUM AQIFI
