Maqedoni

Strugë, nuk ka raste të reja me të infektuar nga virusi Korona, ora policore respketohet

11.04.2020 16:19

Nuk janë regjistruar raste të reja me të infektuar nga virusi korona në Strugë...

Megjithatë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 33, përfshirë edhe 6 viktimat. Në mesin e të infektuarve që rezultuan pozitiv dy ditë më parë, është edhe një infermiere, ndërsa 5 infermierë të tjerë dhe një mjek janë në izolim shtëpiak.

Ndërkohë sot ka vazhduar edhe dezinfektimi dhe larja e rrugëve nëpër fshatra.

“Ora policore respektohet. Që nga dita e djeshme prej orës 16 kur edhe filloi ora policore, qyteti ka rënë në heshtje, ndërsa policët bëjnë detyrën e tyre. Farmacitë u kanë dalë në ndihmë qytetarëve të Strugës, për qytetarët të cilët do të kenë nevojë për produkte farmaceutike, është ofruar dërgesë deri në shtëpi. Me vendimin e shtabit të krizës së komunës së Strugës, edhe disa supermarkete dhe restorante do të punojnë me dërgesa, duke filluar prej orë 9 deri në orën 18. Edhe myftinija e Strugës, ka ofruar ndihmë për qytetarët e Strugës të cilët do të kenë nevojë për dokumente urgjente, raste vdekje si dhe kërkesa të tjera”.

Ndërkohë 280 qytetarë të cilët kishin ardhur nga vendet me rrezikshmëri të lartë dhe të mesme, që kanë qenë në karantin tek Hotel Drim, sot janë lëshuar për në shtëpi.

Nuk mungojnë edhe apelet e autoriteteve lokale deri tek të gjithë qytetarët, që të qëndrojnë në shtëpi e të respektojnë rregullat.

ILMIJE ZHAKU