Covid 19: Edhe 2 viktima, gjithsej 34; 49 raste të reja, gjithsej 760
Dy viktima të tjera nga covid 19. Në klinikën për sëmundje infektive në Shkup...

Dy viktima të tjera nga covid 19. Në klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ndërroi jetë një pacientë i moshës 73 vjeçe nga Prilepi.
Ai ishte pranuar në spital më 1 prill. Në klinikën e hematologjisë në Kumanovë ndërroi jetë një 76 vjeçar i sapodijagnostifikuar me COVID 19.
Numri I përgjithsëm I viktimave shkon në 34.
Ndërkohë edhe 49 janë infektuar nga COVID 19. Numri i përgjithshëm i të prekurve në vend shkon në 760.
Për 24 orët e fundit Kumanova kryeson listën me 14 të infektuar, pastaj Shkupi me 13.
Megjithatë në total kryeqyteti është me numrin më të lartë të të infektuarve 297, ndërkaq Kumanova me 182.
Qyteti I tretë me rritje të vazhdueshme është Prilepi. Atje gjithsej me COVID -19 janë dijagnostifikuar 58 persona.
Në klinikën infektive janë pranuar 3 pacientë, ndërkaq aktualisht janë të hospitalizuar 68 persona. 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.
Në spitalin 8 Shtatori janë pranuar edhe 8 pacientë, ndërkaq gjithsej këtu trajtohen 28 të prekur nga virusi korona.
9 prej tyre janë me pasqyrë shëndetësore më të rënduar, ndërkaq 6 janë të vendosur në aparat të frymëmarrjes.
Nga gjithsej 7 mijë e 500 testet e kryera, së fundmi janë marrë 586 mostra.
Grafika
49 RASTE TË REJA ME COVID 19
Kumanovë – 14
Shkup – 13
Prilep - 8
Shtip – 6
Veles - 6
Gostivar – 1
Koçani – 1
MERAL ISMAILI
