LSDM: 10 000 den. ndihmë për familjet pa të hyra; VMRO: Fond 10 milionë euro për shëndetësinë
Familjet që kanë mbetur pa të ardhura ose kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale...

Familjet që kanë mbetur pa të ardhura ose kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale kanë të drejtë për ndihmë minimale të garantuar nga 4 deri në 10 mijë denarë.
Për të lehtësuar pasojat nga kriza shëndetësore-ekonomike, me Dekret për zbatimin e Ligjit për mbrojtje sociale, në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme, është mundësuar qasje e shpejtë në sistemin për mbrojtje sociale, konsideron LSDM.
“Vlera e të drejtës varet nga numri dhe struktura e amvisërisë dhe lëviz nga katër mijë denarë për amvisëri njëanëtarëshe deri në 10 mijë denarë për amvisëri që përbëhet nga pesë anëtarë të rritur. Për të marrë ndihmë minimale të garantuar, pasigurua materiale do të konstatohet në bazë të mesatares së lartësisë së të ardhurave të të gjithë anëtarëve të amvisërisë në çdo bazë, llogaritur mga muaji i fundit”, u shpreh Jagoda Shahpaska nga LSDM.
Për VMRO DPMNE-në kjo masë është populiste për të mbledhur pikë politike. Masat e këtilla të paqëndrushme e kanë sjellë vendin në situatë që për një muaj pandemi të kemi 100 mijë punëtorë të pushuar nga puna përkohësisht, konsideron partia e Mickovski.
VMRO kërkon nga Qeveria që të ndajë fond prej 10 milion euro për furnizim me paisje mbrojtëse për personelin mjeksor.
“Nesë vazhdon rritja e numrit të të infektuarve mes mjekëve, do të rezikohet funksionimi i gjithë sistemit shëndetësor dhe funksionimi i tij normal. Kërkojmë ndarje urgjente të një fondi prej 10 milionë euro, i cili do të dedikohet për furnizim me pajisje mbrojtëse. Shteti të dakordojë marrëveshje me fabrikat vendore të tekstilit, të cilat po përballen me pezullim të marrëveshjeve për punë, dhe përmes tyre të sigurohen 100 mijë skafanderë, 100 mijë mbrojtëse për fytyrë(vizirë) dhe një milonë maska mbrojtëse, por edhe një import intervenues prej milionë doreza”, theksoi sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev.
VMRO konsideron se me këtë masë do të ndihmohet personeli mjeksor, i cili sipas kësaj partie është duarbosh por edhe industria e tekstilit.
SHPËTIM NUREDINI
