Maqedoni

Sistemi shëndetësor: Koha e pandemisë ndihmon pacientët me sëmundje tjera

11.04.2020 17:31

Qendra urgjente në Shkup vazhdon të punojë me organizim më të mire, për të pranuar gjatë kohës së pandemic me "Covid-19"...

Qendra urgjente në Shkup vazhdon të punojë me organizim më të mire, për të pranuar gjatë kohës së pandemic me „Covid-19„ pacientë me sëmundje të ndryshme.

Udhëheqësi i kësaj qendre Albert Leshi për TVM-2 tha se këtu po punohet sipas rekomandimeve dhe protokoleve të larta për tu mrbojtur nga “Codiv-19”.

Pranohen, kurohen dhe bëhen intervenime kirurgjikale për pacientë në nevojë. Kjo qendër madje është ndarë në tre zona. Zona e verdh që sistemohen pacientë me sëmundje të ndryshme e që njëkohësisht shfaqin simptome të para të dyshuara me virusin të “Covid-19”, zona e kuqe ku vendosen, deri para transportimit  të pacienteve të konfirmuara me “Covid-19” dhe zona e gjelbërt, që nënkupton lëvizjen e gjithëve nëpër spital.

Nëse dikur kishte 150 pacientë për kontrollim në ditë, tani pas shpalljes së pandemis ky numër është ulur në rreth 40 në ditë, shton Leshi.

“Përveç pasicentëve të prekur me “Covid-19” sigurisht se sistemi shëndetësor gjithmon është kujdesur dhe përballet me pacientët që kanë nevoja të tjera shëndetësore sepse pacienti ka të drejtë më shumë sëmundje të ketë përveç Coronës që paraprakisht I ka pasur paicenti. E mira e gjithë kësaj të keqe është se lëvizjet e qytetarëve janë ndaluar, politraumat poashtu janë në numër poashtu të vogël sepse trafiku është më i ulët në këtë muaj që kaluam”, u shpreh udhëheqësi i qendrës urgjente Albert Leshi.

Edhe mjekët amë në kryqytet punojnë thuajse njësoj si ata nëpër spitale. Ata ofrojnë shërbime mjekësore, konsulta dhe vazhdojnë terapinë e domosdoshme të pacientëve atomatikisht përmes sistemit shëndetësor, përmes linjave telefonike dhe rrjeteve sociale.

Mjeku amë Behar Kamberi për TVM-2 thekson kujdesjen maksimale që u bëhet gjithë pacientëve që e kanë të pajterësueshme të bëjnë kontrollën në ordinance pa pasur asnjë konaktë më njëri-tjetrin.

“Duke marr parasysh se jemi linja e pare shëndetësore rastet të cilat paraqiten tek ne janë nga më të ndryshmet pa I përjashtuar gjendjet akute febrile, me simtomat e sistemit respirator, atij kardiovaskular, gastroinersinal, lëndimet e ndryshme dhe të gjitha këto po trajtohen në mënyrë të kujdeshme një lloj sikur para shpalljes së pandemisë. Vlen të theksohet se periudhën e fundit që nga fillimi I msave preventive që u morën nga MSH, fluksi I pacientëve është dukshëm më I ulët  në krahasim me periudhën që kishim në muajn shkurt dhe fillim të marsit ku kishim një numër tejet të madh të pacienteve të cilët kishin simptoma të ngjashme me atë të “Covid-19””, theksoi mjeku Behar Kamberi.

Ekipet mjekësore nga kapusi i klinikave Universitare Nënë Tereza  në Shkup poashtu u ndihmojnë  jo vetëm pacientëve të prekur nga “Covid 19”, por dhe të  gjithë personelit tjetër mjekësor që mjekojnë pacientët e prekur nga virusin corona.

Mjekët amë në ndërkohë thonë se pa marr parasysh se janë pajisur disa herë me mjete mbrojtëse, sërish mjekët anë kanë nevojë për furnizim të ri të këtye pajisjeve.

REXHEP QAMILI