Maqedoni

Psikologët: Mbështetje për qytetarët gjatë kohës së izolimit

11.04.2020 17:46

Qeveria e vendit pasi ka vendosë masa të repta të një ore policore me kohëzgjatje prej mbi 60 orëve...

Qeveria e vendit pasi ka vendosë masa të repta të një ore policore me kohëzgjatje prej mbi 60 orëve, ka realizuar për qytetarët edhe një video prezantim në temën “Përkrahja Psikologjike për qytetarët”.

Ky videoprezantim u realizua me qëllim të ndihmës psikologjike për qytetarët të cilët kanë qëndruar në shtëpi të izoluar, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit covet-19.

Gjatë prezantimit ishin vendosur numra telefoni dhe emal adresa ku qytetarët kanë pasë mundësi të parashtrojnë pyetje të ndryshme në drejtim të përkrahjes psikologjike, e cila u realizua nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Klinikën Psikiatrike.

Psikologu Ivan Kunovski dhe Marijana Stankoviç specialist e mjekësisë psikiatrike potencuan se kujdesi për shëndetin psikologjik është shumë e rëndësishme në raste të tilla të epidemisë globale.  

“Kujdesi për shëndetin psikologjik është njësoj e rëndësishme sikurse shëndeti fizik, për të dyja këto kategori duhet të mbahet llogari, sikurse kur të ndërmarim masa që të mbrohemi nga virusi, pra me një fjalë kujdesi të jetë I vacant. E tani në këto situate është e ndërtuar një ndjenjë biologjike e frikës nga e pa njohura, por më shumë ka të bëjë edhe nga mos dija personale, ku tani është rritë edhe mos besimi në vetvete. Tani në këtë kohë njerzit më shumë duhet ta defokusojnë vëmendjen e tyre në përmbajtje positive, siq është: gjatë ditës të ndërtojnë dozën e optimizimit me shikimin e dokumentareve humoristike së paku dy herë në ditë nga gjysëm ore, dhe gjithcka tjetër të bënë për ta larguar vëmendjen tuaj nga kjo problematic”, u shpreh psikologu Marijana Stankoviç.

Ndërsa për Psikologu Ivan Kunovski gjatë kësaj kohe do të jetë shumë e rëndësishme shpeshtimi I kontakteve tona me njerzit e familjes së ngushtë apo shokët apo miqët, dhe ajo qka është e rëndësishme tjetër është që qytetarët të mund të largohen nga lajmet të cilat vijnë, dhe ato ti seektojnë se nga cilat burrime vijnë të njëjtat.

“Për fat të mirë sot e kemi mundësin e teknologjisë të cilat do të na mundësojnë që të lidhemi me njerzit tanë të afërt dhe të mbajmë komunikime të regullta, dhe gjatë këtyre diskutimeve duhet që bisedat të jenë në drejtim të temave positive dhe të hareshme. Por kur jemi tek qasja tek bota e internetit me rëndësi do të jetë që qytetarët ti selektojnë informacionet të cilat I marrin siq është burrimi I informacionit, besueshmëria e sajë, dhe kretibiliteti I institucionit dhe I individit, e të cilat mund të rrisin mosbesimin, shqetësimin dhe depresionin e qytetarëve”, theksoi psikologu Ivan Kunovski.

Të dy në fund porositën qytetarët që nga ky izolim të nxiren anët positive, dhe asesi ky izolim të shoqërohet me nervozizëm, depserion, e mos besim.

Një obligim sipas tyre kemi edhe ndaj fëmijëve për të cilët kemi një përgjegjësi që këto orë dhe ditë të izolimit tju ofrojmë zbavitje.

FITIM KRYEZIU