Ndërpritet bojkoti i nxënësve të SH. F. “Toli Zordumis”
Deri te ndërprerja e bojkotit erdhi pas takimeve të shumta me përfaqësues komunal dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kurse kjo ishte edhe në interes të vet nxënësve që të mos humbin nga procesi edukativo-arsimor.......

Pas bojkotit disaditor të mësimit për shkak të mospërfilljes së gjuhës shqipe nga organet e shkollës, moshapjes së paraleleve të reja dhe mosinkuadrimit të kuadrit shqiptar në administratën e shkollës, Këshilli i Prindërve të nxënësve shqiptarë të shkollës fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë sot kumtoi ndërprerjen e bojkotit.
Deri te ndërprerja e bojkotit erdhi pas takimeve të shumta me përfaqësues komunal dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kurse kjo ishte edhe në interes të vet nxënësve që të mos humbin nga procesi edukativo-arsimor.
Rexhail Aziri nga Këshilli i Prindërve, njoftoi se nga kjo kërkesë legjitime nuk do të largohen dhe se pas vënies së tabelës edhe në gjuhën shqipe, në vazhdimësi do të kërkojnë realizimin e kërkesave tjera në rrugët institucionale. (Nexhat Aqifi, TVM2)
