Bajraktar: Largimet nga puna të jenë si tepricë teknologjike; Shkriel: 600 pako higjienike për familjet e rrezikuara
Për shkak të pasojave nga pandemia Kovid-19-të punëdhënësit nëse janë të detyruar të pushojnë nga puna...

Për shkak të pasojave nga pandemia Kovid-19-të punëdhënësit nëse janë të detyruar të pushojnë nga puna, atëherë atë ta bëjnë si tepricë teknologjike, dhe jo largim të nënshkruar me kontraktë, njoftoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar.
Në këtë mënyrë sipas tij të punësuarit e larguar do të kenë të drejtë në kompensim.Në qoftë dikush nga puntorët mund të jetë i shantazhuar nga punëdhënësit atë duhet ta paraqesin në inspektoratin e punës tha Bajraktar.
“Në asnjë mënyrë të mos nënshkruajnë marrveshje për pushim nga puna pasiqë do të mbeten pa kompensim, Ndërkaq më së shumti u apelojmë punëdhënësve që në këto moment të rënda të jemi të bashkuar, solidarë pasiqë me vetë marrveshjen të punësuarin do ta lëmë edhe pa rrogë edhe pa kompensim të cilat i jep Agjencioni për punësim”, u shpreh zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar.
Zv/ministrja plotësuese për punë dhe politikë sociale Sanela Shkrielj sqaroi masat që po ndërrmirren për grupet e prekura sociale.
“Që nga fillimi i vendosjes së masave të përkohshme, ministria nëpërmjet qendrave sociale ka siguruar dhe ka destinuar 600 pako me produkte higjienike që ishin të dedikuara pikërisht për familjet që jetojnë në kushte supstandarde”, theksoi zv/ministrja plotësuese për punë dhe politikë sociale Sanela Shkrielj.
Shkriel tha se në bashkpunim me qendrat sociale dhe Kryqin e Kuq në vazhdimësi po punohet që tu përgjigjemi qytetarëve që kanë nevojë.
NAIM RAMADANI
