Ora policore, MPB:79 shkelës të ndalesës, 42 arrestohen
Përgjatë 24 orëve të fundit, në nivel shtetëror 79 persona nuk e kanë rrespektuar ndalësën për lëvizje...

Përgjatë 24 orëve të fundit, në nivel shtetëror 79 persona nuk e kanë rrespektuar ndalësën për lëvizje ndërsa 42 prej tyre janë arrestuar tregojnë statistikat e MPB-së.
Pasi u janë marrë të dhënat ,ndaj të tjerëve do të procesuohen masa adekuate.
Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19, 97 personave u janë dhënë vendime për izolim ndërsa 423 persona të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Nga kontrollet e kryera nga ana e shërbimeve policore tek personat të cilët ndodhen në izolim dhe vetizolim nuk është evidentuar mosrespektim i masave.
“Fatmirsisht është kohë me diell dhe oborret nga pak po na shpëtojnë.Si e tillë ora policore nuk më pëlqen por prapseprap e respektoj”, shprehet qytetari.
“Për të mirën e të gjithëve.Ta kthejmë dashurinë ndaj njeritu dhe natyrës ,pasi atë ne e harruam”, theksoi qytetari.
“Ja po punojmë në oborr .Rekomandimet I respektojmë ,nuk dalim jasht ,punojmë prej në shtëpi”, shprehet qytetari.
FLORIE BELULI KAMBERI
