Pashkët i gjen besimtarët të izoluar, lutje për mëshirë dhe largim të virusit
Për herë të parë pas më shumë se 100 viteve për Pashkët është i mbyllur Bazilika e varrit të shenjtë në Jerusalem...

Në qytetit ku gravitojnë të krishterët, rrugët janë të boshatisura, kurse shumica e shitoreve janë të mbyllura. Pashkët katolik i gjejnë në izolim edhe besimtarët në Maqedoni të Veriut.
Peshkopi I Kishës katolike Kiro Stojanov në urimin e tij për pashkët, luti Zotin që të lëshojë mëshirën e tij dhe të largojë virusin që ka prekur mbarë botën.
“Nën hijen e gjithë asaj që e përjetuam dhe ende jemi duke e përjetuar duam që në festën e Pashkëve si apostuj të japim lutjen tonë deri te Zoti. O Zot na shpëto! Për neve Pashkët donë të thojnë se e ndjejmë praninë e Jezu Krishtit në kishën e tij. Ai është me ne dhe mbetet me ne”, u shpreh kryepeshkopi i kishës katolike-Shkup, Kiro Stojanov.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
ERSAN PAJAZITI
